Ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka komentuar zgjedhjet e 14 majit ku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama  i cili një ditë më parë në Lezhë tha se i kishte futur njerëz që të bashkohej sërish me PS-në.

Kaçaj për ‘News24’ tha se  deklaratat e Ramës janë vetëm pasi ky i fundit po e ndjen humbjen, ku theksoi se Lezha do dalë 3 me 0.

“Ai sheh ëndrra me sy hapur ose është nën efektet e pluhurave që përdor. Nuk është e vërtetë që e kam telefonuar. Të gjitha çfarë thotë janë gënjeshtra”, tha ai.

Sakaq shtoi se Rama është një gënjeshtar dhe se e urren Lezhën dhe se nuk ka asnjë plan elektoral për këto zgjedhje, dhe se po bën fushatë me imazhin e tij dhe jo të kandidatëve.

Pjesë nga intervista:

“Rilindja njeh vetëm vjedhjen dhe grabitjen, kjo është në botën e tyre. Ai zotëria e ndjen humbjen, Lezha do dalë 3 me 0”

Para 12 vitesh ishte Rama krah jush apo ju krah Ramës?

Unë në 2011 isha përfaqësues i PDK dhe ishim në koalicion me PS. U bëra kryetar i Shëngjinit me mbështetjen e të gjitha palëve, edhe të demokratëve. Kam treguar se jam një drejtues i aftë. Kryeministrin e mirëkuptoj, nuk është ai që ka qenë në 2011. Ai sheh ëndrra me sy hapur ose është nën efektet e pluhurave që përdor. Nuk është e vërtetë që e kam telefonuar. Të gjitha çfarë thotë janë gënjeshtra.

Kur keni folur për herë të fundit me Ramën?

Ka mbi 5 vite. Ai është një gënjeshtar ordiner. Ato gjëra edhe sikur të kishin ndodhur, nuk thuhen. Ai është nën efektet e pluhurit blu.

Pse u prishët?

Atë e ka kapur paniku i humbjes. Ai do ta humbasë Lezhën me rezultatin 3-0. Ai do ta humbasë Kurbinin, do të humbasë Lezhën. Pjerin Ndreu nuk është kryetar i bashkisë së Lezhës, nuk është votuar. Ai mori vetëm 6%. Ne do fitojmë edhe në Mirditë. Rama e ka parë këtë që po ndodh dhe e ka kapur paniku. Edhe deklarata që bëri është në panik e sipër. Del në Qarkun e Lezhës dhe vetëm gënjen. Thërret administratën në miting dhe në fund u thotë “iu hëngsha zemrën”. Një turp i madh. Ai e urren Lezhën.

Pse?

Ka 10 vite një që një rrugë 10 km nga Thumana në Krujë nuk e bën. Ndërkohë që në kohën e Berishës janë bërë shumë investime, shëtitorja e Drinit, katër shkolla, qendra e Lezhës, lungomarja e Shëngjinit. Në Kurbin prej 10 vitesh nuk ka bërë asnjë investim. Në Mirditë ka bërë vetëm qendrën me ca gurë të turpshëm. Në publik është perceptuar sikur keni qenë me PS dhe tani jeni me PD.

Ju keni kandiduar në 2011 me siglën e PDK…

Ka ndodhur vetëm për 6 muaj. Pas 6 muajsh i jemi bashkëngjitur Berishës. Të dëgjosh çfarë ka thënë Rama për familjen time dhe xhaxhain tim, unë sot e mirëkuptoj. Marrëdhënia jonë ka qenë afërsisht 1 vit dhe më pas jemi divorcuar dhe i jemi bashkëngjitur PD-së me Nard Ndokën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re