Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për varfërimin e vendit dhe largimin e të rinjve.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Braimllari ka publikuar një takim me banorët e fshatit Plasë të Pojanit, të cilët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të investimeve në bujqësi, ku ka theksuar se më 25 prill, largojmë Rilindjen e kalbur dhe rikthejmë shpresën në vend.
Postim i plotë i Endrit Braimllarit:
Rilindja ka varfëruar dhe larguar të rinjtë.
Plasa po përballet me varfëri ekstreme, me mungesën e ujit të pijshëm, me mungesën e investimeve në bujqësi.
Rilindja e ka bërë të pa përballueshme jetën e banorëve të Plasës.
Më 25 prill, largojmë Rilindjen e kalbur dhe rikthejmë shpresën në vend.
Më shumë mundësi punësimi për të rinjtë, investime në bujqësi dhe infrastrukturë, vëmendje të drejtpërdrejtë për hallet dhe shqetësimet e banorëve.
Në Plasë të Pojanit.Rilindja ka varfëruar dhe larguar të rinjtë. Plasa po përballet me varfëri ekstreme, me mungesën e…
Publiée par Endrit Braimllari sur Samedi 12 septembre 2020
