Përveç varfërisë që është ulur këmbëkryq, banorët e qytetit të minatorit, apo Memaliajt nuk mund të gëzojnë dot edhe investimin e vetëm që është bërë gjatë rilindjes urbane. Sheshi i ndërtuar mes qytetit i ka kushtuar xhepave të qytetarëve shqiptarë një 1 milionë euro nje projekt i cili nuk ka rezultuar i sukseshem. Banoret thonë se tre shatervanët që ndodhen në të nuk janë vendosur në punë asnjëherë për shkak të mungesës së ujit, pllakat e përdorura nuk janë cilësore pasi gjatë stinës së dimrit rrezikojnë të kalojnë në të, pasi mund të rrëzohen, moshat e treta nuk kanë një stol ku mund të pushojnë.

“Sheshi është i sikletshëm, në behar pëlcet nga vapa, kurse në dikur rëshqet. Sheshi është bërë keq”, thotë një e moshuar.

“të gjitha gjërat janë bërë pa na pyetur, për sheshin u punua për marrë lekë”, u shpreh një banor.

“Ka shumë të meta, pllakat janë prishur. Edhe puna nuk ka cilësi fare, ai që ka punuar as tubat e stolave nuk janë punuars fare. Pllakat ka rrezik që të dalin duke i bërë me cilësi të dobët. Ai që ka qenë kryetar bashkie ka marrë paratë dhe ka rënë në ujdi me firmën dhe ska pyetur për popullin e Memaliajt”, thotë një tjetër banor.

“Mirë që e bënë por pse nuk vunë disa stola, a mendojnë për pleqyë”, thotë i moshuari.

Po sikur mos mjaftojnë të gjitha këto ky projekt i marrë në dorëzim vetëm pak kohë më parë ka nis edhe amortizimin, pllakat lëvizin , “shatërvanet ” janë dëmtuar e askush nuk mban përgjegjësi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re