16 mars/ATSH-Maela Marini/ “Nga 13 mijë vizitorë që ishin në vitin 2013, vitin e kaluar në Berat u regjistruan 110 mijë vizitorë, një shumëfishim që vjen si rezultat i rritjes së fuqisë tërheqëse të Beratit, falë programit të Rilindjes Urbane”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me 200 operatorë turistikë në Berat.

Duke folur për transformimin e Beratit falë programit shpeshherë të anatemuar të Rilindjes Urbane, Rama tha se, “në fakt ky nuk është një program zbukurimi por një program zhvillimi ekonomik e social që fuqizon kapacitetet e të gjitha zonave të vendit për të thithur më shumë vizitorë”.

“Duke tërhequr më shumë vizitorë është e thjesht të thithim më shumë para që shpenzohen në bujtinat e Beratit dhe të gjitha zonave përreth”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re