Agron Shehaj, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, për të komentuar largimin masiv të shqiptarëve vitet e fundit.

Në emision u transmetua edhe një material filmik (video më poshtë), për fasadën e qendrës së Fierit dhe gjendjen në periferi, në zonën e Povelçës, ku banorët shprehen se duan të largohen sapo të mbarojë pandemia.

Shehaj tha se vendi po përballet me vështirësi dhe se tashmë nuk po largohen vetëm të varfërit, por edhe profesionistët.

“Përveç pamjeve, që janë të trishta, të bën përshtypje vila e administratorit. Në këtë qytezë ku cdo gjë është mjerim, gati fantazmë, më ngjau me fshatrat e Çernobilit dhe sheh vilën e administratorit, e beut të fshatit, e atij që vendos kush do të punojë ose jo, kush do të marrë ndihmën ekonomike dhe kush jo.

Është e njëjta gjë që ndodh në nivel qëndror.

Ata e kuptojnë ku shkojnë lekët e tyre, lekët e ndihmës ekonomike. Paratë që duhet të shkojnë për shëndetësinë, për ujin, për dritat.

Po përqëndrohemi tek Rilindja urbane dhe një fshat shumë i varfër. Por, po ikin profesionistët, që kanë rroga të mira me 1 mijë euro. Po ikin të gjithë.

Gjatë eksodit ikën të varfërit, por sot nuk po ikin vetëm të varfërit, por intelektualët, profesionistët.

Duhet të shqetësohemi nga ikja e profesionistëve, sepse ata do ta bëjnë Shqipërinë”, tha Shehaj.

VIDEO:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re