Të gjithë pacientëve të infektuar me Sars-Cov-2 që kanë kaluar apo po kalojnë sëmundjen në fazën e lehtë dhe të moderuar të saj, do t’u rimburosen medikamentet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

Mjeku i familjes është hallka kryesore përfitimin nga skema prej 1.2 miliardë lekësh.

 

FABIOLA GJONA

MJEKE FAMILJE, QENDRA SHENDETESORE NR.3

“Mjekimi për formën e lehtë përfshin vitamin-terapinë dhe antipiretikët në rastet kur kanë temperaturë. Forma e mesme e sëmundjes, në të cilën kemi edhe prekje pulmonare, dhe temperatura zgjat për një kohë akoma më të gjatë, në këtë rast përdorim vitamino-terapinë, antiinflamatorët dhe anti-koagulantët. Në rastin kur ka prekje të madhe të mushkërive mund të përdorim edhe antibiotikët. E gjitha kjo paketë është e rimbursueshme 100%.”

 

Mjekja e familjes e cila po trajton aktualisht 21 pacientë aktivë, liston medikamentet që do t’u rimbursohen.

 

“Vërtetimi jepet që në momentin që ka kontaktuar me mjekun e familjes. Ne nuk presim përgjigjen e tamponit. Nëse simptomat flasin për COVID, ne fillojmë mjekimin.”

 

Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të të infektuarve parashikon rimbursimin 100% , të formës së lehtë të trajtimit e cila do të jetë jo më shumë se 1 mijë 650 lekë dhe të formës së moderuar e cila nuk do të jetë më shumë dhe 10 mijë e 900 lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re