Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook u shpreh se javën tjetër nis shpërndarja e 60 milionë eurove ndihmë për biznesin dhe qytetarët me qëllim rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, ndërsa deri në fund të vitit shuma do të shkojë 87 milionë euro.

“Rimëkëmbja po ndodhë! Fondi prej 87 milionë euro tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euroqë i kemi aprovuar në qeveri”, ka shkruar Hoti./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re