Thuhet se askush me të vërtetë nuk nderron jete për sa kohë që jeton në kujtesën e atyre që mbesin gjallë. Padyshim që banorët e Sapadarolo, në provincën e Rimini, nuk do ta harrojnë lehtë gjyshen Irma, 84 vjeç, e cila ndërroi jetë në 18 gusht. Arsyeja gjendet në njoftimin e va rrimit të gruas: në fotografinë e zgjedhur nga familja e saj, Irma është portretizuar duke buzëqeshur me gishtin e mesëm të ngritur. Imazhi u bë publik nga faqja në Facebook “I Matti di Rimini”, duke gjeneruar mijëra pëlqime dhe qindra komente.
Shpjegimi i të afërmve – Sipas të afërmve të të ndjeres – intervistuar nga mediat lokale – idea e pazakonte e fotos “pasqyron në mënyrë të përsosur shpirtin e nënës dhe gjyshes, e cila ka qenë gjithmonë një shpirt e pavarur, origjinale dhe me një mendje të hapur të hapur”.
