Tre automjete  janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të hëne. Por pavarësisht përplasjeve te forta, fatmirësisht vetëm një nga drejtuesit e mjeteve është lënduar lehtë.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit, rreth orës 18.00, ndërsa policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

 

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, por grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re