Skip to content

Rinas, aksidentohen tre autobusë

Tre autobusë janë përfshire ne nje aksident paraditen e kësaj te shtune ne rrugën qe te çon drejt aeroportit te Rinasit. Mësohet se autobusët transportonin nxënës nga Kosova, te cilët kishin ardhur per te kaluar fundjavën ne Shqipëri. Burime te policisë bene te ditur se dy vajza studente janë lënduar dhe janë dërguar me urgjence ne spital. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qene nje gabim i nje prej drejtuesve te automjeteve.