Policia Kufitare e Rinasit  sekuestron mbi 31 mijë euro gjatë kontrollit të bagazheve të një shtetasi turk dhe një austriaku që po futeshin në vendin tonë.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi,

 Në çantën e dorës shtetasit turk me iniciale M.U, iu gjetën 12900 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.

Po në hyrje të vendit tonë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, policia  i gjeti në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar.

Këta dy shtetas nga Turqia dhe Austria u proceduan penalisht për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re