Rinasi po përballet me një fluks të madh fluturimesh, e përkthyer kjo një rritje të turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë përmes aeroportit Nënë Tereza.

 

Referuar shifrave zyrtare, kreu i departamentit të Kufirit dhe Emigrancionit në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, tha se krahasuar me vitin 2019 përpara pandemisë, kemi një rritje me 40% të qytetarëve që kanë kaluar nga ky aeroport gjatë 5 muajve të parë të vitit.

 

EDUART MERKAJ

DREJTOR I KUFIRIT DHE EMIGRACIONIT

Vetëm në pikën kufitare Rinas, krahasur me vitin 2019, ku ka qënë dhe viti më me shumë fluks para pandemisë, ka një rritje me 40% më shumë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj të cilët kanë kaluar nga kjo pikë kalimi kufitare. Mbi 50% e numrit total të këtyre shtetasve janë turistë.

 

Merkaj shtoi se për përballimin e fluksit të madh, efektivët kanë kaluar në gatishmëri.

 

Vazhdon puna 24/7. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm vazhdon puna të gjithë punonjësit e komisariatit kanë kaluar në shërbim 12 orësh. Kjo për të përballuar fluksin e madh në rritje.

 

Në lidhje me fluksin e emigrantëve, kryesisht në kufi me Greqinë apo Kosovën, Merkaj shtoi se për të përballuar numrin e lartë të hyrje-daljeve, pikat doganore do të funksionojnë me procedura lehtësuese.

 

 

Në të gjitha ato raste kur shikohet se ka një fluks të shtuar, policia kufitare do funskionojë me procedurë të lehtësuar. Në bazë të kësaj kemi patur kontakte të herëpashhershme gjatë dy javëve të kaluara, kryesisht me kolegët malazezë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe ato të Greqisë dhe kemi rënë dakort që për çdo kërkesë që do të vijë nga ata për procedurë të lehtësuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, apo që do të shkojë nga ne në dalje të Republikës së Shqipërisë kemi rënë dakort që do të kalojë në mënyrë të menjëhershme.

 

Sa i takon paligjshmërisë në kufi, Merkaj shtoi se kryesisht janë mosdeklarimi i të ardhurave apo kalimi me dokumente të falsifikuara.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png