5 prill Në Berat vijon puna për rindërtimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, ku godina e re do të jetë një strukturë moderne.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo vizituan nga afër punimet që po kryhen me mbështetje financiare nga MAS.

Kushi tha se “nga ky investim do të përfitojnë jo vetëm 600 nxënës dhe 40 mësues të shkollës, por edhe i gjithë komuniteti”.

“Kjo strukturë me standardet më të mira bashkëkohore do të ketë mjedise sportive, bibliotekë, laboratorë dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet e duhura në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare”, theksoi Kushi.

Gjatë vizitës në Berat, ministrja Kushi mori pjesë edhe në koncertin e organizuar me nxënësit e shkollave artistike të Beratit, Elbasanit dhe Korçës.

Gjatë fjalës së saj Kushi u shpreh se “Berati i kulturës dhe traditave, i kushton një vëmendje të veçantë aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive të nxënësve, duke zbatuar mjaft mirë njërën prej politikave kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që është angazhimi i nxënësve në aktivitete për t’i bërë ata të qëndrojnë larg fenomeneve negative”.

Po ashtu, ministrja u takua me nxënës të shkollave të Beratit, të cilët janë bërë pjesë e projektit të preferuar “Ekipet Sportive”.

Kushi u shpreh se Berati është transformuar në të gjitha aspektet, për sa i takon infrastrukturës, arsimit dhe sportit, pasi ka një vëmendje të madhe nga bashkia e Beratit.

Ministrja shtoi se projekti “Ekipet Sportive” i jep gjallëri jetës së nxënësve, por veçanërisht shërben për identifikimin e talenteve në sport, si dhe i ndihmon nxënësit për një herë më të shëndetshme fizike dhe mendore.

#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi9.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi4.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi5.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi6.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/1kushi7.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 8

/k.s/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re