Kjo është Bukurie Balla, banore e Kombinatit.

Edhe pse banesa e saj është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ajo vazhdon të qëndrojë aty me bashkëshortin e saj.

Përfaqësues të partisë demokratike ishin në shtëpinë e Bukuruies, e cila thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë.

 

Bukurie Balla: Tani edhe kjo puna e karantinës ishte me të mbyllme brenda. As erdhi kush me më ndihmuar, as këta të komunës. Edhe të vinte kryetari i komunës, të shkonte me makinë e shkonte shpërndante kurse unë me burrë plak s’më merr kush me më dhënë një bidon ujë. Për mua jo tërmet, jo gjë, për mua ishalla bie tani të vdesim që të dy se unë nuk e përballoj dot.

Ina Zhupa: Po shtëpia çfarë dëmesh ka, çfarë ju kanë thënë? Çfarë letrash ju kanë dhënë?

Bukurie Balla: Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër. Mua s’më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjve këtu.

Ina Zhupa: Nuk ju kanë thënë çfarë dëmi ka shtëpia juaj?

Bukurie Balla: Kanë ardhë, i kanë parë maksimumi, por asnjë gjë s’më kanë dhënë. Vijnë, shikojnë dhe marrin kokën dhe udha e mbarë.

 

E zonja e shtëpisë tregon se askush nga anëtarët e komisioneve të vlerësimit nuk e ka vlerësuar gjendjen e banesës.

 

Bukurie Balla: Asnjë gjë fare, as letër, as kurrgjë. Veç kanë bërë atë dhe asgjë. Unë nuk jam e zonja për ta përballuar fare më. Kam qënë pa bukë, hapni raftet e mia e shikoni, se po laj borxhet e qirave të dynjasë. Më mirë në shtëpinë time e di se vdes në shtëpinë time, do të vdes, të vdes.”

 

Por edhe pse procesi i rindërtrimit ka filluar, sipas PD, janë me dhjetra familje në zonat e prekura nga tërmeti që deri më tani janë lënë në harresë nga ana e qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re