Kryeministri Edi Rama pati kritika të ashpra ndaj opozitës ku tha se sillen si hiena në Kombinat duke frikësuar qytetarët në hall se s’do marrin shtëpitë e tyre apo se do jua marrin oligarkët.

Rama tha se atyre nuk mund t’u besohet e ardhmja dhe fatet e tyre.

 “Të gjithë ata që zgjidhen për të punuar për vendin, lekët e njerëzve administrojnë, se dëgjoj shumë toça se mos i bëri Rama me lekët e veta. Pse kur është shtruar çështja në histori se po bëhen me lekët e popullit apo të vetat. Dalim nuk e bën kjo, por çfarë bëhet me ato lekë.

Lekët e shtetit ishin edhe më parë por nuk gjendeshin ato lekë për të bërë dëmshpërblimet e vendi, por sot jo vetëm që gjendjen ato lekë por u gjetën e dhe shumë të tjera. Nuk do të ishte njësoj nëse një qeveri do të flinte gjumë, dhe një qeveri që nuk e  zë gjumi për të bërë këto punë, nuk ka ase si të jetë njësoj.

Familjet që janë këtu dhe do të marrin kontratën nuk janë të pasura dhe as që do e kishin mundësinë që të shlyenin shtëpitë e reja duke marrë kredi, sado të buta të ishin ato. Pikërisht se jemi ne këtu dhe drejtojmë ne dhe nuk janë ata që vijën si hiena në zonën e Kombinatit që u thonë njerëzve jo vetëm që sdo marrin shtëpinë  pro dhe ato i marrin oligarkët ndodh e kundërta.

Ne jo vetëm do u japim shtëpitë njerëzve, pro as do u marrim asnjë qindarkë, të gjitha shtëpitë janë falas. Nuk e kemi mundësinë që ti kemi të gjitha, nuk jemi të rënë nga qielli e të mos bëjmë gabime apo edhe ndonjëherë të mos e prishim muhabetin, por në fund të ditës jemi ata që do bëjmë dhe kemi bërë për këtë vend dhe të tjetër të gjithë bashkë as e kanë çuar në mend.

Ne reflektojmë te gabimet dhe nuk i përsërisim ato. Kanë shumë të drejtë njerëzit që në pakënaqësi, por u them me zemër në dorë se nuk mund t’i bëjmë dot të gjitha, por dallimi është shumë i qartë, kjo nuk është një lojë me top, por luhet me atë ardhmen dhe ecurinë e punëve”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re