Skip to content

Rindërtimi në Marikaj/ Rama dorëzon çelësat për 102 apartamente, batuta me banorët: Mund ta jepni me qira ose shisni, por dritat do i paguani vetë

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat për 102 apartamente në 6 pallate të reja në Marikaj për banorët që humbën banesat nga tërmeti.

Teksa u dorëzoi banorëve çelësat, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat.

Ai u shpreh se me marrjen e apartamenteve, ata mund të bëjnë êfarë të duan, ti mbajnë vetë, t’i sheshin apo japin me qira.

“Është prona juaj, mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni, Por dritat kuptohet do i paguani vetë”.

Ndërsa në postimin në Instagram shkroi: “Marikaj – Pas një sage të hatashme në xhunglën e mbivendosjeve e falsifikimeve hipotekore, u hap më në fund rruga e Rindërtimit dhe dorëzuam sot çelësat për 102 apartamente në 6 pallate të reja për banorët që humbën strehën nga tërmeti.”

 

“”