Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj gjatë një konference për mediat bëri me dije se qeveria ka miratuar katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione banesash, pallatesh e shkollash të dala jashtë fundsionit.

Ahmetaj tha se bashkia e Shijakut është e para që përfiton nga grantet pasi ka arritur të përmbyllë procesin e vlerësimit. Që nga dita e premte e kësaj jave tha ministri Arben Ahmetaj, qytetarët do të mund të marrin në llogaritë bankare pagesën sipas aplikimit që kanë bërë.

“Së pari fillon sot zyrtarisht zbatimi i programeve të granteve të rikonstruksionit për bashkinë Shijak, pagesa direkte për familjet banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime që nuk e cojnë në domosdoshmëri shembjen e banesës apo pallatit, punime për të cilat qytetarët mund ti bëjnë vet e qeveria i subvencionon sipas aktit normativ.

Bashkia e parë që e ka finalizuar procesin e miratimit të lejeve ajo e Shijakut, presim bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kurbinit, të përfundojnë vlerësimin e kalojnë listat për miratim në këshillat bashkiakë. Janë 1174 banesa individuale e 27 pallate që përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit në Shijak.

Qeveria ka alokuar fondin mbi 512 milionë lekë, për bashkinë Shijak e cila duke nisur nga e premtja në mëngjes do të firmosë pagesa direkte për banesat e pallatet“, tha Ahmetaj.
“Vendimi i dytë shpallet zona e re për zhvillim në bashkinë Durrës, në parkun arkeologjik e caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si agjenci zbatuese, për shkolla e trashëgiminë kulturore të dëmtuar, si kalaja e Durrësit.

Miratimi në parim i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet këshillit të ministrave e qeverisë së Turqisë për banesat në Lac. Projekti i qeverisë turke është prezantuar publikisht, janë kaluar të gjitha fazat deri te shpronësimi për banorët që preken e në atë zonë do ndërtohen 500 banesa.
Përdorimi i fondit të rindërtimit miratuar në buxhetin e 2020 për financimin e projekteve për miratimin e lejeve të ndërtimit, pra për infrastukturën shoqëruese në zonat e ndërtimit”, tha ministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re