Rindizet situata në Veri: serbë të rebeluar ndaj Policisë së Kosovës

blic_kosovo.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Veriu i Kosovës është rindezur pas një operacioni  të Policisë së Kosovës, ndodhur pak ditë pas rikthimit të normalitetit në kufi, ku u konsumua një tension disaditor për riprocitetin e çëshjtes së targave.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të irrituar

Policia e Kosovës njoftoi sot se ka filluar një operacion policor në orët e para të mëngjesit “me qëllim të realizimit të qëllimeve strategjike në parandalimin e akteve kriminale, veçanërisht në luftën kundër kontrabandës së mallrave”.

Policia e Kosovës në një deklaratë thekson se aksioni po kryhet në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës Veriore.

“Të gjitha operacionet policore kryhen në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, dhe lidhen me inspektimet dhe kontrollet në lokacione të ndryshme si shtëpi, banesa, lokale afariste, magazina… Si rezultat i veprimeve intensive dhe veprimeve profesionale të Policisë së Kosovës dhe Dogana, për një sërë mallrash që shërbejnë si prova materiale tani janë konfiskuar,” tha deklarata.

Policia e Kosovës shtoi se në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente, ata do të vazhdojnë të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me qëllim të parandalimit të aktiviteteve kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave dhe shkatërrimit të grupeve kriminale.

Raportohet se në pjesën veriore të Mitrovicës së Veriut, policia hyri në njërën nga barnatoret e qytetit, dhe gjatë aksionit, u dëgjuan disa shpërthime.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë