Këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka komentuar situatën ekonomikë në vend, ndërsa shprehet se shqiptarët po përrallen çdo ditë me vështirësi.

Në një deklaratë për mediat, Teliti theksoi se jetojmë në kohët ku rinia mendjen e ka të emigrojë dhe ku 90% e të punësuarve e shpenzojnë rrogën e tyre brenda gjysmës së parë të muajit.

“Jetojmë në kohët që sipërmarrësin nuk e zë gjumi pasi në ëndërr i dalin taksat e rritura dhe taksidarët e babëzitur. Jetojmë në kohët ku 90% e të punësuarve e shpenzojnë rrogën e tyre brenda gjysmës së parë të muajit dhe gjysmën tjetër një zot e di stresin që përjetojnë. Jetojmë në kohët ku 95% e pensionistët kanë frikë të futen në dyqane se nuk arrijnë të paguajnë dot edhe produktet bazë të ushqimit e jo më ilaçet cilësore apo shërbimet mjekësore që shumë prej tyre u nevojiten”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se bazuar në raportin BERZH-it kënaqësia për të jetuar është rritur ndër vite në të gjithë vendet e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk ka ecur me këtë trend pozitiv, përkundrazi.

DEKLARATË PËR MEDIA E KËSHILLTARIT PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE NË PD, DORJAN TELITI

Të dashur miq,

Jetojmë kohë të vështira, në kohët kur njerëzit e këtij vendi duhet të luftojnë çdo ditë me vështirësitë dhe padrejtësitë e shumta që ka realiteti shqiptar.

Jetojmë në kohët ku rinia mendjen e ka të emigrojë, nxënësit ëndërrojnë për klasa me kushte normale e shkolla pa turne, studentët në vend që të fokusohen të mësimi mendjen e kanë te tarifat e rritura dhe shpikjet qeveritare për punë të detyruar.

Jetojmë në kohët që sipërmarrësin nuk e zë gjumi pasi në ëndërr i dalin taksat e rritura dhe taksidarët e babëzitur.

Jetojmë në kohët ku 90% e të punësuarve e shpenzojnë rrogën e tyre brenda gjysmës së parë të muajit dhe gjysmën tjetër një zot e di stresin që përjetojnë.

Jetojmë në kohët ku 95% e pensionistët kanë frikë të futen në dyqane se nuk arrijnë të paguajnë dot edhe produktet bazë të ushqimit e jo më ilacët cilësore apo shërbimet mjekësore që shumë prej tyre u nevojiten.

Jetojmë në kohëra ku shqiptarët nuk janë të lumtur. Dhe këtë nuk e thonë vetëm njerëzit, nuk e thotë vetëm opozita, por e thonë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Sipas raportit të dy javëve më parë të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit kur bëhet fjalë për kënaqësinë e jetës, ndërkohë që vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriu, Mali i Zi, Serbia, etj renditen më lart e më mirë se ne.

Diten e djeshme një tjetër raport pasqyroi këtë realitet të hidhur shqiptar.

Sipas BERZH-it kënaqësia për të jetuar është rritur ndër vite në të gjithë vendet e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk ka ecur me këtë trend pozitiv, përkundrazi.

Sipas këtij raporti të BERZH, kënaqësia për të jetuar sot është edhe më e ulët sesa ajo e vitit 2006, vit që qeverisej nga Partia Demokratike dhe ishte viti i parë i qeverisjes së saj që karakterizohej nga vendosja në qendër të vëmendjes të qytetarit dhe sipërmarrjes, rregullimit, uljes së barrës fiskale, rritjes së pagave e pensioneve, nisjes së investimeve madhore, luftës frontale ndaj korrupsionit, etj.

Partia Demokratike është shumë e shqetësuar për realitetin e vështirë që po jetojnë shqiptarët. Jemi të shqetësuar për ekonominë që nuk ecën në drejtimin e duhur, për taksat e rritura ndjeshëm që nuk u kthehen shqiptarëve në më shumë shërbime, shkolla, spitale e infrastrukturë rrugore.

Jemi të shqetësuar për braktisjen që i bëhet shtresave në nevojë dhe pensionistëve, ndërkohë që shpërdorimet e parave për shpenzime luksi, rikonstruksione zyrash e udhëtime shumë-milionëshe me chartera private kanë qenë dhe mbeten prioritare.

Jemi të shqetësuar për qindra milionë eurot e buxhetit të shtetit që cdo vit gllabërohen nga oligarkët e PPP-ve dhe faturat po aq të majme të arbitrazheve ndërkombëtare të humbura të qeverisë shqiptare.

Të nderuar qytetarë.

Me shumë mundësi edhe ne po të ishim në qeverisje nuk do e conim dot standartin e jetesës së shqiptarëve në nivelet as të Zvicrës e as të Gjermanisë, por një gjë është e sigurt, që me burimet që ka ekonomia jonë dhe me një qeverisje të vogël, eficente dhe të pakorruptuar, Shqipëria do kishte më në fund shpresën për tu bërë një vend i denjë për tu integruar në BE dhe një vend normal për të jetuar, një vend që përparon dhe u jep dëshirën shqiptarëve për ta jetuar këtu jetën e tyre e jo rrugëve të Europës.

Ju faleminderit!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re