Në ditën kur thirrja për të rinjtë është të udhëheqin të ardhmen e vendit ata janë më neglizhentët për të votuar dhe më të painteresuarit për tu përfshirë në procese politike. Shumica e të rinjve në Shqipëri nuk votojnë. Më pak se çereku i shqiptarëve nga mosha 18 deri 24 vjeç morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2021-it dhe në ato të pjesshme vendore të 2022-it.

 

Duket se edhe në zgjedhjet e ardhshme, ato vendore të majit, të rinjtë do të jenë më pak të interesuar për të shprehur vullnetin e tyre politik. Në anketim e kryer në tetor nga Ambasada Britanike bashkë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organizma të tjerë shifrat nuk janë shpresëdhënëse.

 

Edhe ata të rinj që ende nuk e kanë braktisur Shqipërinë, më pak se gjysma e tyre synojnë të votojnë në lokalet e 14 majit. Nga anketimi rezulton se 18 deri 24 vjeçarët janë skeptikë dhe të zhgënjyer nga situata politike në vend dhe e vlerësojnë të vështirë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të sjellë ndryshim.

 

ILIRJANA NANO

 

KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR, KQZ

 

Kemi arsye të ndryshme për të mos votuar. Mungesa e ndërgjegjësimit është një prej arsyeve kryesore.

 

Për t’i ndërgjegjësuar dhe për t’i çuar të rinjtë të kutia e votimit politikanët e kryesisht opozita po u flasin atyre edhe me gjuhën që ata komunikojnë me njëri-tjetrin, ajo e TIKTOK-ut. Nga një platforme për adoleshentët e të rinjtë në vendin tonë po përdoret edhe nga veteranët e politikës. Njëri prej përdoruesve më të rinj është Sali Berisha.

 

ERLIS ÇELA

 

PEDAGOG I SHKENCAVE TE KOMUNIKIMIT

 

Është një përpjekje për të kapur një target të votuesve apo të audiencës i cili është specifik për platformën e TIKTOK. Është një investim për të kapur votuesit e së ardhmes, e zgjedhjeve të ardhshme.

 

Problemi është përmbajtja dhe jo vetëm në TIKTOK por në çdo platformë tjetër sociale.

 

ERLIS ÇELA

 

PEDAGOG I SHKENCAVE TE KOMUNIKIMIT

 

Një pjesë të informacionit që qarkullon në rrjetet sociale janë nga burime politike, të cilat në të shumtën e rasteve janë burime propagande, përhapin informacion që nuk synon që audienca të kuptojë dieferencën mes alternativave dhe kjo çon drejt një keqinformimi që rrjedhimisht çon në krijimin e opinioneve të gabuara dhe rrjedhimisht vendimarrjeve të gabuara. Pa dashur ta demonizoje hapësirën e re të informimit pasi ajo është një hapësirë e mirë për tu informuar, duhet të themi që mbart shumë rrisqe dhe politikanët kanë tendencë ta personalizojnë në maksimum komunkimin politik. Kanë tendencën për ta zhveshuar atë nga ndërmjetësuesi që është media, gazetari, eksperti.

 

 

Me një numër të ulët votuesish të rinjsh dhe të lartë propagande në rrjetet sociale, ndër punët e nisura nga KQZ në prag të zgjedhjeve vendore është ndërgjegjësimi për rëndësinë e votës së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re