Edhe gjatë këtij muajit të nxehtë të verës, emisioni “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” do të vazhdojë t’u gjendet pranë qytetarëve.

Ata do të vijojnë të shprehin shqetësimet e tyre çdo mëngjes nga e hëna në të premte. Këtë të mërkurë, një qytetar ka bërë një apel për rininë shqiptare, e cila sipas tij, është transformuar, pasi i ka humbur dëshira për të ardhmen. Ai thekson se rini ka degraduar, pasi nuk lexon as dhe një libër.

“Mirëmëngjesi Zoti Bashkim! Situata është e zezë në Shqipëri. Shumë e zezë. Shikoj një rini që i ka humbur buzëqeshja, një rini që është transformuar komplet. I ka humbur dëshira për të ardhmen. Një rini që kalon atje dhe nuk futet në bibliotekë më. Një rini shumë e degraduar. Një rini e djegur, që nuk lexon një libër. Ça rinie është kjo? Shoqëria shqiptare është drejt degradimit. Shoqëria shqiptare ka mbaruar. Një shoqëri e pa fe, që nuk ka besim te Zoti, ateiste. Një shoqëri kriminale, që stimulohet krimineli, imorali, jo i ndershmi. Këto janë pasojat e komunizmit, 80 vjet kanë jetuar këtu vetëm këlyshët dhe bijtë e komunistëve”, u shpreh qytetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re