Pas një dekade, rinis cikli i tretë i studimeve në fakultetin e Ekonomisë. Këtë të hënë u shpallën 119 kandidatë fitues për doktoraturë nga 225 aplikime në total. Për studentët, ky vendim është pritur prej shumë kohësh.

 

Studentët shprehen entuziastë për ndjekjen e doktoraturës dhe nisjen e kërkimeve shkencore sipas programeve të studimit që kanë zgjedhur.

 

“Ishte një lajm I mrekullueshëm, falenderojmë shumë pas gjithë këtyre viteve dekanatin, rektorin, departamentin tonë të menaxhimit, të cilët na mundësuan që sot të kemi lajmin e madh, të emërohemi si doktorantë. Ka qenë e vështirë në fakt, na kanë brë të dyshojmë edhe nëse do duhet të vazhdojmë këtu apo të ndjekim një opsion tjetër jashtë vendit dhe pse opsionet jashtë janë realisht të prekshme sepse etja për dije në vendet amerikane dhe angleze është shumë e lartë.” – tha një fitues.

Dekani i fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule tregon se ky universitet është tërësisht i përgatitur për zhvillimin e ciklit të tretë, me qëllim përgatitjen e specialistëve në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Fusha e kërkimit, e doktoraturave që departamentet tona kanë kohë që e kanë bërë gati, profesorati është i përgatitur, është bërë dhe projketi I ndarjes së udhëheqjes të secilit prej jush. Janë aplikantë që kanë lidhje me universitetin, pedagogë të jashtëm dhe me pozicione në institucione shtetërore.-tha dekani i fakultetit, Dhori Kule.

Doktoratura është një diplomë pasuniversitare që zgjat nga 3 deri në 5 vjet, me një kosto prej 450 000 lekë. Studimet për këtë cikël u mbyllën përkohësisht në vitin 2013 për të bllokuar rritjen e pakontrolluar profesionale nëpërmjet plagjiaturës, nivelit të ulët akademik apo dhënies pa kriter të titujve shkencorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re