Skip to content

Rinis gara e armëve, Moska: gati një “surprizë” për Amerikën

766946 1 2015 06 17T120000Z 975357509 GF10000130532 RTRMADP 3 RUSSIA MILITARY 1 big

 

Rusia ka filluar punën për kërkimin dhe zhvillimin e raketave me rreze të mesme, tha zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov.

“Rusia ka filluar kërkimin shkencor dhe zhvillimin në këtë fushë, ashtu si dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Rjabkov në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Më 2 shkurt, Rusia pezulloi pajtueshmërinë me dispozitat e Traktatit të Kontrollit të Luftës së Ftohtë, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të tërhiqeshin nga marrëveshja INF e vitit 1987, duke e akuzuar Moskën për shkelje të saj.

Uashingtoni ka njoftuar se do të tërhiqet plotësisht për gjashtë muaj nëse Moska nuk e ndalon shkeljen e pretenduar të marrëveshjes.