Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e zhdukjes së Jani Prengës. Për këtë ngjarje është akuzuar Dritan Rexhepi i cili më herët ka qenë i dënuar në Ekuador për trafik droge, por është liruar.

 

Ndërkohë gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në kapjen e tij.

 

Hajri është pronari i kompleksit “Golden” në Shijak ku dyshohet se u mbajt peng dhe u vra Jani Prenga më 17 janar të vitit 2020.

 

Edhe pse ka prova të forta se Prenga është torturuar dhe më pas është vrarë, policia ende nuk e ka gjetur trupin e tij.

 

Jani Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij në Angli grabiti 260 kg heroinë, drogë që kishte lidhje me Dritan Rexhepin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re