Pas 5 muajsh ndërprerje, rinis sot pagesa tarifore në Rrugën e Kombit. Kuotat janë po ato, siç u përcaktun në fillim, por ndryshojnë ato që kanë të bëjnë me banorët e zonës.

Kuksianët të cilët reaguan “me zjarr” ndaj traut në Kalimash, do kenë bonuse.

Ata, në bazë të verifikimit automatik, do paguajnë vetëm 1000 lek. Dhe është fjala për ata të cilët kanë lëvizshmëri të shpeshtë, për shkak të kontekstit social ku ndodhen në raport me rrugën.

Kjo masë lehtësuese llogaritet të jetë një pengesë për një tjetër rebelim të mundshëm të tyre.

Tarifimi i Rrugës së Kombit ka ardhur pas një studimi disavjeçar të qeverisë mbi kostot e mirëmbajtjes, por dhe të investimeve të tjera të nevojshme, ku përfshihet dhe ura e Kukësit mbi Drin, e cila do zëvëndësohet nga një e re me katër korsi.

Opozita e quan të padrejtë tarifimin, ndërkohë që në rrethana të tjera, më saktë pushteti, edhe ajo ka qenë pro-tarifimit. Si PD e si LSI, kanë rolin e tyre në tarifimin e kësaj rruge: PD si autore e një studimi të ngjasëm me kuota të përcaktuara, gjatë kohës kur ishte në pushtet, e LSI si aleate e PS-së në 2013-2017, ka kontibuar me dy ministra të saj Transporti në hartimin e studimit. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re