Pas 4 mbledhjeve të dështuara, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë është mbledhur sot, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet.

Opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Zhbllokimi i punës në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi vjen pasi opozita kërkoi ndërhyrjen e Lindita Nikollës dhe pas një takimi që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pati me kryeparlamentaren. Në këtë takim u informua se nuk ka një vendim politik të PS për të bojkotuar punën e komisioneve hetimore, por se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët brenda komisionit.

Komisioni Hetimor i Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, ku do të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama, ish-ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish-funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë. Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit, ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re