Javën e ardhshme do të mblidhet komisioni i posaçëm për reformen elektorale, duke kthyer vemendjen e klases politike tek rregullat mbi bazen e të cilave do të mbahen zgjedhjet vitin tjetër.
Dy bashkëkryetarët Gjiknuri e Rudina Hajdari në 6 maj do të informojne deputetet për të gjitha çështjet që janë diskutuar me opozitën, duke I bere apel PD dhe LSI për të rinisur negociatat.
Mbledhja e fundit e reformës zgjedhore është zhvilluar në datën 9 mars, ditën që u zbulua rasti i parë me koronavirus në Shqipëri.
Prej atij momenti negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për reformen zgjedhore jane ndërprerë dhe ende kanë mbetur pa zgjidhje çështjet me të rendësishme të kësaj reforme; duke nisur nga sistemi zgjedhor, tek depolitizimi i administratës, votimi i emigrantëve apo edhe kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore.
Afati i fundit për miratimin e reformës është 30 qershori e mbetet për tu parë nëse mazhoranca dhe opozita do të arrijnë një marreveshje
