Skip to content

Rinis shkolla pa celular, opozita denoncon arsimin rilindas

Ka nisur viti i ri shkollor në Shqipëri me 32 mijë nxënës që ulen në banka për herë të parë. Gjithsej janë 480 mijë në nivelin parauinversitar.

Ky sezon i ri starton pa celular, ndër nxënës e mësues bashkë, ndërsa opozita është angazhuar të denoncojë ato që i konsideron tregues të degradimit të arsimit nën qeverisjen e majtë.

Deputetë të saj u shfaqën në porta shkollash të ndryshme në të gjithë vendin, me denoncime gjithëfarësoj, ku veçonin ato për mbyllje shkollash.