Skip to content

Rinisin prishjet e objekteve në Astir, policia devijon trafikun pranë zonës së shembjeve

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKTM ka rinisur shembjen e objekteve  në kuadër të ndërtimit të ‘Lotit 2’ të projektit të ‘Unazës së Re’.

Mësohet se ky aksion për shembjen e banesave në zonën e Astirit ishte parashikuar për në datën 17 shkurt, por që u anullua deri në ditën e sotme.

Ndërsa priten që sot të prishen 20-30 objekte, të paralajmëruara nga IKMT.

Sakaq, bëhet me dije se FNSH dhe forcat ‘Shqiponja’ kanë zbarkuar te rrethrotullimi në hyrje të Tira nës i njohur si ‘Shqiponja’, ku po mbajnë në kontroll situatën.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar dhe policia po devijon trafikun, duke mos lejuar banorët të kalojnë në zonën e shembjes.