Skip to content

Rinisja e komisionit për Reformën Zgjedhore, Erisa Xhixho për Panorama TV: Thirrja OSBE/ODIHR në një linjë me rezolutën e PE. Opozita kërkon këto dy elementë për normalizimin

Nënkryetarja  e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ftuar në studion e Panorama TV, komentoi fillimisht thirrjes e OSBE/ODIRHR për komisionin e Reformës Zgjedhore, gjë që është në linjë me rezolutën e miratuar nga PE.

Xhixho tha se opozita sot  kërkon gjithëpërfshirje, duke përcaktuar dy elementë, proporcionalitet dhe bashkëkryetarin.

“Ky është një rekomandim dhe një sugjerim i saj që në momentin që janë mbyllur zgjedhjet dhe është në një  vijë me rezolutën e miratuar në PE.

Opozita sot po kërkon gjithëpërfshirje. Tani bën rreth  2 vite që komisioni nuk është mbledhur dhe nuk ka sjellë asnjë produkt.

Padyshim që parlamenti ka një konfigurim tjetër sot dhe opozita kërkon dy elemente, që të ketë numrat e saj, proporcionalitet  dhe bashkëkryetarin, sepse kërkohet një garanci.

Qëllimi i kësaj Reformë është në zgjedhjet e ardhshëm, të jenë më shumë qytetarë që të votojnë.

Zgjedhjet e fundit kanë pësuar një goditje të fortë, si në ato parlamentare dhe ato lokale, ku përfshihet shit-blerja e votës.

Këtu kemi të bëjmë  fatet e vendit, të arrijmë zgjedhje të lira, është një standard që Shqipëria duhet ta kryejë” tha ajo.

Sa i takon mbledhjes së radhës se kimisionit dhe qëndrimit që do të mbajë opozita, Xhixho tha se ata i kanë bërë propozimet e tyre edhe në rrugë  institucionale dhe situata do të vazhdojë njëjtë deri në miratimin e tyre.

“Opozita i ka bërë kërkesat e saj për zgjidhjen e këtij ngërçi.  Ne anën institucionale e kemi ndjekur, kemi propozuar ripërbërjen.

Ai komisionin ai është ilegjitim, për sa kohë nuk ka përbërje.  Ne sot duhet të kishim një produkt” shtoi Xhixho.

“”