Ministri i Transporteve Damian Gjiknuri u shpreh i kënaqur që 24 orë pas rinisjes së pagesës në Rrugën e Kombit, çdo gjë po shkon normal dhe pa asnjë problem.

“Në Kukës është mirëpritur marrëveshja e arritur me qeverinë…”, tha Gjiknuri, që përbënte dhe frikën kryesore për reagime, pas asaj përvoje të hidhur të marsit, ku banorë të zonës u vunë flakën sporteleve të bashkëkrahinorit të tyre Shefqet Kastrati, kompania e të cilit ka marrë më konçension mirëmbajtjen e rrugës dhe investime të pjessshme në të.

Duke folur në komisionin e Ekonomisë, Gjiknuri tha se në Shqipëri kurrë nuk është trajtuar çështja e mirëmbajtjes së rrugëve, por vetëm ndërtimi i tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re