Edhe sikur Shqipëria të kishte pasur rezultate ndryshe, më të mira në edicionin e fundit të Nations League, tekniku Edi Reja nuk do të rinovonte kontratën me kuqezinjte.

 

Deklarata u bë në emisionin Studio Sport në Vizion Plus nga Presidenti i Federatës Armand Duka.

 

“Pavarësisht rezultateve më të mira që mund të kishte marrë Reja në Nations League, unë mendoj se në fund të eleminatoreve ekipi kombëtar shqiptar duhej të ndahej nga stafi i Rejas. Për disa arsye, mbase edhe për arsye të moshës së tij, diferencës së madhe me futbollistet në moshë. Gjithnjë një ekip që ka përpara një objektiv madhor si Euro 2024, duhet të ketë energji ndryshe”, u shpreh Duka në intervisten me moderatoren Vilma Masha.

 

Trajnerit Reja I përfundoi kontrata pak javë më parë dhe ajo nuk u rinovua më nga ana e federates.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re