Skip to content

Rinovimi i patentave, nga 16 shtatori ja çfarë ndryshon

Drejtoria e Transportit Rrugor njoftoi se nga data 16 shtatori
ofrohet një lehtësi e madhe për qytetarët që iu ëhstë dëmtuar patenta
ose u ka humbur. “Përveç rinovimit, qytetari do gëzojë edhe të drejtën
të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara!

Dublikati, pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re,
rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për
qytetarin!

Tani do të aplikojnë më thjeshtë, jo 3 herë: depoziton 1 herë
denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja
dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka
plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr
dublikatin. Në Tiranë brenda 30 min!

Edhe nëse zgjedh rinovimin, që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në një herë.

Për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor, prodhohet
kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon, e merr
direkt. Në Tiranë, prodhimi brenda 30 min.