Përmes “Fondit për komunitetin” 50 pallate në bashkinë e Tiranës  i janë nënshtruar rikonstruksionit për ndryshimin e fasadave.

 

Këtë herë përfitues janë  banorët e një prej pallateve  të rrugës “Thanas Ziko” për të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se nisi si një punë vullnetare për të bashkuar te ardhurat monetare dhe  rezultoi me sukses.

 

Erion Veliaj: “Ne e nisëm si eksperiment për të pare  a do të bëheshin dot shqiptarët në një mëndje që të vinin gjysmën e lekëve ata dhe gjysmën e lekëve bashkia, për tu siguruar  që të bëhet një investim i plotë dhe pastaj na doli një nga eksperimentet më të suksesshme.”

 

Veliaj shtoi se për çdo grup banorësh që vjen me një propozim  së bashku me administratorin për të ndryshuar fasadën e pallatit, do të  ketë shtim buxheti.

 

Erion Veliaj: “Sot një tjetër pallat i shtohet buqetës së pallateve  që transformohen sot në Tiranë. Nëse gjejmë dakordësi që të bëhen bashkë  me administratorin dhe të vijnë më një propozim për ndryshimin e pallatit, ne do ta shumëfishjojmë buxhetin për komunitetin në mandatin e  dytë, për  tu siguruar se çdo grup banorësh  shpërblehet sepse kanë vendosur mendjet, zemrat dhe financat bashkë.”

 

Nga projekti i fondit për komunitetin përfitojnë vetëm ata banorë që kanë zgjedhur e certifikuar administratorin  tyre.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re