Në këtë periudhë merkatoje dhe kur tifozët në Berat janë të fokusuar tek blerja e mundshme të aksioneve të Tomorit nga biznesmeni, Pëllumb Salillari. Por sërsh klubi ka lëvizur pasi deri më tani janë afruar dy lojtar, si: Gjonaj dhe Mitraj dhe ka një largimin ai i sumuesit Onuh.

Por një lajm i rëndësishëm merkatoje është edhe konfirmimi i talentit Erald Hyseni. Ai u afruar në skuadrën e parë në fillimin e këtij dhe menjëherë është bërë një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Tomorit.

Në nisjen e këtij sezoni atij i është premtuar se nëse do të merrte minuta të rëndësishme në pjesën e parë të sezonit atij do i ofrohej një kontratë e re dhe me pagë të përmirësuar.

Kështu ditët e para të janarit Hysenit i është ofruar kontrata e re deri në maj të vitit 2019 dhe me një përmirësim të rëndësishë në pagesë. Ky është rasti i radhës që klubi tregon interes për të rinjtë që vijnë nga skuadrat e moshave. Madje edhe vendi i parë në grupit e vet në Kategorinë e Parë  të U19 e tregon këtë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re