Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat nga ku foli për zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i cilëson si farsë elektorale.
Berisha foli ndër të tjera për vendimin e KAS për të pranuar kërkesën e opozitës dhe për të kryer rinumërimin e votave për qarkun e Tiranës dhe Fierit për subjekte politike dhe kandidatët.
Lidhur me këtë Berisha tha se PD mbështet kërkesat e kandidatëve që kanë kërkuar rishikim.
Lexo edhe: Ilirjan Celibashi jep detaje për rinumërimin e votave në Tiranë dhe Fier: Procesi do të nisë javën e ardhshme, do të realizohet nga stafi i KQZ-së
Sali Berisha: Absolutisht përveç transparencës asnjë gjë tjetër. Ky proces është nisëm e kandidatëve të veçantë të cilëve ligji u ka hequr të drejtën e mundësisë për tu konsideruar në kërkesën e tyre dhe PD për hir të transparencës ka vendosur t’i mbështesë kërkesat e tyre, që kërkojnë të rishohin votat. Unë mbaj një parim nuk bëj ate që bën ai tjetri, që u çon mesazhe e u thotë po e bëtë këtë…