KAS. Pas zgjedhjeve të 11 majit, kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka shpërthyer në akuza për manipulim të rezultatit zgjedhor dhe ka nisur një betejë institucionale për transparencë.
Ai pretendon se, pavarësisht se ka marrë mbi 8 100 vota, i janë vjedhur votat gjatë numërimit, duke ia kaluar mandatin rivalit të tij në listë, Arjan Ndoji. Rinumërimi për Durrësin, kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Aulon Kalaja paralajmëron protesta kundër.
Procesi i rinumërimit pritet të zgjasë rreth 2 javë. KQZ ka nën vëzhgim situatën, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të partive janë në proces të verifikimit të çdo kutie. Kalaja ka thënë se në varësi të rezultatit të rinumërimit dhe transparencës që do të ofrojnë institucionet, ai do të vendosë për hapat e ardhshëm – përfshirë organizimin e protestave qytetare.
