Ish futbollisti dhe legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand e ka parashikuar fituesin e Ligës së Kmapionëve për edicionin 2020/21.

Para se të zhvillohen dy ndeshjet e gjysmëfinaleve, legjenda e Manchester United ka dhënë mendimin e tij lidhur me skuadrën që e sheh më të fortë për të fituar këtë kompeticion.

Real Madridi udhëton për të përballur skuadrën e Chelsea sonte (e martë), ndërsa Paris Saint-Germain e pret Manchester Cityn, që të dy takimet janë për herë të parë.

Ferndinand është pyetur se kë e sheh ai favorit dhe pse mendon se mendon se ajo skuadër i ka të gjitha për ta marrë trofeun me vete në shtëpi.

“Mendoj se Paris Saint-Germain do ta fitojë atë”, ka parashikuar legjenda e Djajve të Kuq në Presents FIVE.

“Ata kanë eksperiencën e vitit të kaluar, dy sulmues, biznesin me të cilin kanë punë e dinë që nga edicioni i kaluar”.
“Ata kanë qenë këtu së bashku, mendoj se kanë krijuar eksperiencë. Pochettino është një trajner fenomenal dhe është i etur për trofe”, ka shtuar më tej Ferdinand.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re