TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se Akademia e Albanologjisë do riorganizohet, pasi janë konstatuar shkelje ligjore. Në një komunikim me gazetarët, Kushi u pyet nëse do të ndërmerren hapa për t’i çuar këto shkelje në prokurori.

Në interes të kësaj pyetjeje, Kushi tha se nuk kanë për qëllim që shkelësit t’i dërgojnë para drejtësisë, por të organizojnë Albanologjinë dhe kjo e fundit të ngrihet në nivelin që i takon.

“Qëllimi ynë nuk është që të nxjerrin fajtorë dhe ato të mbajnë përgjegjësi. Ne duam që Albanologjia jo vetëm të vijë në ligjshmëri, por të zë vendin që i takon dhe të ngrihet në nivel të ri. Ky nivel i ri është Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Nuk kemi qëllim që fajtorët t’i vëmë para përgjegjësisë. Edhe ata që kundërshtojnë sot, mendoj se nesër do jemi të gjithë bashkë për të bërë më të mirën për Albanologjinë shqiptare.”, tha Kushi./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re