Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Tepelena për riorganizim të procesit qeverisës.

 

Në një postim, Bardhi thotë se e vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

 

Ai shton më tej se makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

 

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.

 

Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

 

Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

 

Shqiptarët kërkojnë zgjidhje.  E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”, shkruan Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re