Rikthehet normaliteti në linjën e tensionit të lartë në Korçë – Ersekë, pas rrëzimit edhe dy prej shtyllave.
Është dashur ndërhyrja e specialisteve nga Tirana për të bërë të mundur ringritjen e shtyllave të rrëzuara si dhe riparimin e një tjetër shtylle, të cilës i ishin hequr bulonat.
Furnizimi me energji tashmë bëhet nëpërmjet kësaj linje dhe jo më nga ajo alternative.
Pas ngjarjes specialistët e OST do të shtojnë kontrollet në linjat e tensionit të lartë për te garantuar që ato të jenë brenda rregullave të sigurimit teknik.
Ndërkohë prokuroria e Korçës nisi hetimet, pasi mendohet se të dy shtyllat u rrëzuan si pasoje e vjedhjes së bullonave dhe piastrave mbajtëse të hekurit.