Në ujërat e Liqenit të Pogradecit janë rishfaqur flamingot.

 

Pas gjashtë vitesh mungesë Flamingot janë shfaqur sërish në liqen, dukuri jo e zakonshme kjo pasi zakonisht qëndrojnë në laguna siç është ajo e Nartës apo Karavastasë.

 

Prania e këtij shpendi, sipas specialistëve, lidhet me tërheqjen e ujërave të liqenit, duke krijuar kushte të favorshme për qëndrim të përkohshëm.

 

Nëse vitet e tjera janë parë në Pogradec më shumë se 20 flamingo, këto ditë janë konstatuar vetëm katër shpend të tillë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re