Rusia ka regjistruar rastin e parë të llojit të gripit të shpendëve AH5N8 që ka kaluar nga zogu te njeriu.

“Rasti është raportuar tek Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),” tha Anna Popova, kreu i agjencisë së monitorimit të shëndetit të konsumatorit Rospotrebnadzor.

“Ne e raportuam rastin në OBSH disa ditë më parë, në një kohë kur ishim plotësisht të sigurt për rezultatet,” i tha Popova televizionit shtetëror Rossiya 24.

“Tani për tani, nuk ka asnjë shenjë të transmetimit nga virusi tek njeriu,” shtoi ajo.

Më parë, një lloj tjetër i gripit të shpendëve, H5N1, ishte përhapur tek njerëzit.

“Shtatë punëtorë në një fermë shpendësh në jug të Rusisë u infektuan me llojin AH5N8 në kohën e shpërthimit në dhjetor,” tha Popova, duke shtuar se ata tani po ndihen mirë.