Askush nuk e njohu ndoshta, por Rudina Xhunga si intervistuesja më IN e
kohës në vitet ‘90, e dalloi menjëherë dhe e vuri në dukje. Prezenca e
znj.Regina kishte të bënte me promovimin e një libri që po bën xhiron e
botës, libri autobiografik i Michel Obama në sallën Cod në Kryeministri.

Pas pak çastesh afrohet edhe një tjetër zonjë e politikës, Linda Rama që
nga përshëndetja duket se është një takim për herë të parë. Takohen
përzemërsisht, ndërsa që të dyja sillen sikur dhoma në të cilën ndodhen
nuk ka qenë e nuk është pronë e tyre.

Regina Nano, ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, ka ruajtur një profil modest. Askush nuk ka dëgjuar për të, dhe kur e sheh nga afër kupton jo vetëm nga veshja elegante apo thinjat që i ka lënë të lira pa i lyer, qëndrimin e qetë dhe buzëgaz sa për mirësjellje, vazhdoi të ndiqte bisedën rreth librit të Michel Obama./Tiranapost.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re