Rishi Sunak i cili fitoi garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, është zgjedhur kryeministër i ri i vendit.

Ish-ministri i Financave, Sunak, i cili tregoi përpjekje për të zëvendësuar kryeministren Lis Truss e cila dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë më 20 tetor në vend, fitoi garën për udhëheqje.

Penny Mordount, rivalja e Sunak në një deklaratë nga Twitteri, njoftoi tërheqjen e saj nga gara për udhëheqje dhe tha se mbështet Rishi Sunak.

“Tani zgjodhëm kryeministrin tonë të ardhshëm. Ky vendim është një vendim historik dhe ka treguar edhe njëherë diversitetin dhe aftësinë e partisë sonë. Jap mbështetje të plotë për Rishi Sunak”, deklaroi Mordount.

Deputeti Sir Graham Brady dhe kreu i Komitetit 1922, organit që zhvillon procesin për zgjedhjen e liderit dhe shkarkimin e liderit nga detyra në parti, në një deklaratë konfirmoi tërheqjen e Penny Mordount nga gara për lider dhe njoftoi se kandidati i vetëm Rishi Sunak është kryeministri i ri i Britanisë.

Rishi Sunak paraqiti kandidimin e tij edhe në garën për lider që filloi pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Boris Johnson nga drejtimi i partisë më 7 korrik, por si rezultat i votimit ai humbi përballë Liz Truss.

– Kryeministrja britanike Truss njoftoi dorëheqjen e saj më 20 tetor

Truss e cila shpeshherë nxirrte në pah premtimin e saj për “ulje të taksave” gjatë fushatë zgjedhore, pasi mori detyrën e kryeministres njoftoi se më 23 shtator qeveria po përgatitej të zbatonte ulje taksash që do të arrinin gjithsej në 45 miliardë paund.

Kjo situatë rriti pritshmëritë se borxhi i jashtëm i vendit do të rritej dhe shkaktoi që paundi të përjetonte zhvlerësim të fortë.

Pas kritikave të ashpra kundër planeve ekonomike, qeveria britanike hoqi dorë nga plani i saj për të hequr normën më të lartë të të ardhurave të taksave prej 45 për qind.

Truss e cila më parë qëndroi shumë herë pas planit për uljen e taksave, më 14 tetor duke mos i rezistuar presionit të opinionit publik shkarkoi Kwasi Kwarteng nga detyra e ministrit të Financave dhe në vend të tij emëroi Jeremy Hunt.

Pavarësisht se kërkoi falje për “gabimet” që shkaktuan paqëndrueshmëri serioze të tregut, në opinionin publik britanik prej shumë kohësh kishin filluar diskutimet se sa kohë do të qëndronte Truss në detyrë.

Pas trazirave politike dhe ekonomike në Britani, kryeministrja Truss më 20 tetor njoftoi dorëheqjen e saj.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re