Rishi Sunak mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Britanisë së Madhe pas takimit me Mbretin Charles i III në Bakingham Palace.

 

Pas takimit, Sunak iu drejtuar për herë të parë popullit britanik si kryeministër.

 

RISHI SUNAK

 

KRYEMINISTRIT TË BRITANISË

 

Sapo kam pranuar ftesën e Mbretit për të formuar qeverinë e re. Sot qëndroj këtu si kryeministër juaj i ri teksa vendi po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Unë do të vendos stabilitetin ekonomik dhe besimin në qendër të axhendës së kësaj qeverie. Qeveria që unë drejtoj do ta bashkoje vendin tonë, jo me fjalë, por me vepra.

 

Ai caktoi prioritetet e qeverisë së tij ndër të cilat, kriza ekonomike, emigracioni i paligjshëm, financimi në ushtri dhe rikthimi i fuqisë ekonomike britanike.

 

RISHI SUNAK

 

KRYEMINISTRIT TË BRITANISË

 

E vetmja gjë që mund të them është se nuk kam frikë. Kështu që unë qëndroj këtu para jush gati për të udhëhequr vendin tonë në të ardhmen. Unë do të përmbush premtimin tim për rrugë më të sigurta, kontroll të kufijve tanë, mbështetjen e forcave tona të armatosura, ngritjen dhe ndërtimin e një ekonomie që përqafon mundësitë e Brexit, ku bizneset investojnë dhe krijojnë vende pune.

 

Sunak pranoi se besimi i qytetarëve është i lëkundur por siguroi se situata do të ndryshojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re