Pas një takimi me grupet e interest, kryetarja e KLGJ Naurda Llagami foli nga Korcca për shqetësimet në lidhje me hartën e re gjyqësore.

 

Ajo theksoi se sot është vënë në dijeni që dhoma e avokatisë ka paraqitur një propozim konkret pranë KLGJ dhe ministrisë së Drejtësi duke shtuar se propozimet do të rishihen.

 

“Këto takime janë pjesë e konsultimit. Ne pa përfunduar këto takime nuk mund ta përfundojmë procesin e miratimit të hartës së re gjyqësore. Është një proces që impakton shumë gjykata. Këshilli është i ndjeshëm ndaj deklaratave të bërë në këto takime nga grupet e interesit.Kundërshtimet që na janë parashtruar. Sot u vura në dijeni që dhoma e avokatisë ka shkuar në një propozim konkret për KLGJ dhe ministrinë e Drejtësisë. Unë e mirëpres këtë propozim. Ne mund ta shohim produktin në një këndvështrim tjetër. Ne mund të rishohim propozimet”, deklaroi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re