Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka konsideruar nismën e qeverisë për të siguruar me detyrim banesën nga tërmetet si një nisme të pa plotë. Skema nuk është efektive, ndërsa do të ketë ndikim negativ në treg nëse do të miratohet.

 

Në një letër dërguar ministres së Financave, Dhoma argumenton se skema nuk përfshin sigurimet nga katastrofat e tjera, siç janë përmbytjet zjarret etj. Shoqata thotë se projektligji i prezantuar duket sikur ka si qëllim lehtësimin e kostove të qeverisë nga tërmeti i fundit. Mbi të gjitha nuk ka një studim të detajuar pse duhet një sigurim i detyrueshëm.

 

Dhoma Amerikane e mbyll letrën, duke e vënë theksin tek fakti që qeveria nuk ka përfshirë në asnjë vend të këtij procesi kompanitë private të sigurimit. Kjo do të thotë që dhe ata pak klientë që kanë një policë të tille sigurimi do të heqin dorë nga kompanitë private për tu siguruar në skemën detyruese të qeverisë.

 

Ndaj sipas Dhomës ka vend për të riparë skemën dhe mënyrën se si do të zbatohet në praktikë, një proces i tillë që prek të gjithë qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re