Shoqata e ndërtuesve i kërkon qeverisë që të mos i miratojë ndryshimet ligjore në ligjin për “Strehimin Social”, pa u konsultuar më parë me ta, si i vetmi grup interesi që preket nga ky ligj.

 

Në një reagim publik, shoqata thotë se vetëm kompanitë e ndërtimit paguajnë për të zbutur një fenomen social, që në fakt është detyrim për të gjithë shoqërinë.

 

“Ne i kërkojëm ministtrisë së finacave, kryeminsitrit, komisneve parlamentare, kuvendit që të mos i kalojë këto amendime në ligjin në fjalë, duke e kthyer sërisht ligjin për diksutim dhe duke u konsultuar me kompnitë e ndërtimi si vetmi grup që prek ky ligj. Amendimet kanë për qëllim të përmisrojnë mënyrën se si pushteit lokal do të vjelë taksën e strehimit duke kostot e ndërtusve dhe rritur në finale çmimet”, u shpreh Erjon Harizi kryetar i bordit të shoqatës së ndërtuesve

 

Dyshimet në këtë ligj lidhen me taksën 3% të sipërfaqes mbi 2000 metra katrorë, që ndërtuesit duhet ta japin për të pastrehët. Në disa bashki hapësirat për banim mund të konvertohen në para, një mënyrë kjo që rrit dyshime për destinacionin e përdorimit të këtyre parave

 

Ashtu si dhe në vitin 2018, këto ndryshime ligjore po bëhen në një kohë kur ende nuk dimë sa nevojë kemi për të pastrehët. Pra ska një shifër sa të pastrehë ka vendi, sa është fatura totale e tyre dhe sa kanë ndikuar në këto 5 vitë pagesa e ndërtuesve ndaj këtij fenomeni.

 

Ndërtuesit këmbëngulin se kjo është një taksë antikushtetuese, pasi paguhet vetëm nga një sektor, njëkohësisht është edhe diskriminuese, pasi nuk justifikon këtë trajtim të pabarabartë që prodhon ky ligj në praktikë.

 

Ndërkohë ndryshimet ligjore po diskutohen në komisionet parlamentare, për t’u miratuar më pas në Kuvend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re