Fatmirësisht, ngërçi që pësoi Instagram-i pak ditë më parë, jo vetëm që nuk rezultoi problematik për më vonë, por e riktheu aplikacionin me opsione të reja.

Para pak kohësh, opsioni “save” na ndihmonte për të futur në “sirtarin” e profilit tonë gjithçka na pëlqente, pa qenë nevoja për kërkim pas kërkimi, por prisni.

Ka akoma!Me qëllim zgjerimin e platformës së saj, përdoruesit e Instagram-it tani do të mund të blejnë direkt nga aplikacioni! Pjesa më e rrezikshme?

E sigurt që do të shpenzoni më shumë para nga ç’kishit llogaritur.Kur para syve na shfaqet krejt rastësisht çanta, a fustani i jetës, tani me një klikim , bëhet i yti.

Pasi klikoni ajo zhvendoset menjëherë drejt një faqeje ku shfaqet opsioni i pagesave direkt nga Instagram-i. Më pas, do të fusni të dhënat e kartave tuaja dhe kaq.

Praktikisht, jeni vetëm një klikim larg sendeve që doni të blini. Deri më tani, 20 brand-e kanë akses tek opsioni i ri, përfshi këtu edhe ato më populloret si Zara apo H&M.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME